Ç'farë është MJAFT Fest?
MJAFT FEST është festivali më i madh në Shqipëri i muzikës kontemporane LIVE, i cili shvillohet në plazhet më të bukura të Shqipërisë. Festivali është një vend defrimi i jashtëzakonshëm dhe e një atmosphere të këndëshme në plazh, si dhe e një energjie pozitive që vjen nga malet rreth tij. Programi muzikor ofron një shumëllojshëri nga Rrok, Dub & Reggae dhe Punk e deri tek ritmet Elektornike.
Si cdo gjë e re, festivali nisi dhe mori formë duke kalur përmes shumë veshtirësish. Në këtë kohë ne po punojmë, krijojmë dhe përpiqemi maksimalisht për t'i dhuruar publikut lokal një festival të nivelit të lartë.
MJAFT FEST filloi si rezultat i një apatie absolute që mbizotëronte, dhe fatëkeqësisht ende vazhdon të mbizotërojë, në institucionet qeveritare të cilat janë të angazhuara për të promovuar artin dhe kulturën në Shqipëri.
MJAFT FEST është një shfaqje unike në stilin e tij, i cili risjell shpresë për të ardhmen e muzikës vendase dhe audiencën në Shqipëri.
|