Mjedisi Përreth
Rëndësia e mbrojtjes së mjedisit dhe marrëdhënia e përgjegjëshme ndaj saj, ngjan si dicka mëse e dukshme. Organizatorët e MJAFT FEST gjithmonë e kanë konsideruar mbrojtjen e mjedisit - Plazhin në Durrës, meqenëse është një plazh bregëdetar unik dhe madhështor në Shqipëri. Organizuesit kanë pranuar përgjegjësinë për ta lënë zonën e festivalit sic ishte para organizimit të tij, madje dhe më tepër se kaq. Përvec shpenzimeve të detyrueshme organizatorët kanë investuar shumë për përmirësimin e të gjithë këtij rajoni.
Plazhi i Durrësit, është një nga plazhet më të mëdhenj të Shqipërisë. Veçanërisht Plazhi i Tropikalit konsiderohet nga banuesit si një nga plazhet me të mira për të notuar. Plazhi i artë prej 300 metrash është i pastër, me det të qetë, dhe i zbukuruar me pemë palme porsi një kartolinë. Në pjesën fundore në jug të plazhit gjenden formacione shkëmbore nënujore, duke e bërë atë një vend tepër interesant për zhytje.





|