English Ē'farė ėshtė MJAFT Fest?    Historia   Mjedisi Pėrreth    Performues
Ardhja nė MJAFT Fest     Akomodimi   Kontakte 

Historia

Edicion pas edicioni, MJAFT FEST-i tashmë ka marrë plotësisht formë dukë u shndrruar në një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme e bazuar në muzikën e fundit konteporane në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

MJAFT FEST edicionin e parë e pati në Qershor të 2003. Protagonistët e këtij edicioni ishin emrat primarë të muzikës konteporane në Gadishullin e Ballkanit. Jo pa qëllim MJAFT bëri këtë selektim. MJAFT FEST 2003 arriti më në fund të mbushte atë boshllëk të gjërë shoqëror dhe kulturor që mbizotëronte në Shqipëri dhe Kosovë. Të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe përtej kufijëve të saj iu bashkuan MJAFT FEST-it, dhe kështu ai nuk ishte një festival i zakonshëm muzikor, por mbi të gjitha një vend takimi për njerëzit ku shkëmbehen vlera social-kulturore.

Edicionet e kaluara MJAFT FEST u bë një nga ngjarjet e pakta të muzikës LIVE ku promovohen talente të reja nga i gjithë vendi. Si rezultat, janë vendosur shumë marrëdhënie me organizima të grupeve të artistëve në vende të ndryshme të Evropës, duke krijuar një kanal të ri komunikimi madje dhe ndërmjet vetë artistëve.

Në të katërt edicionet MJAFT FEST ka mbledhur mijëra të rinj në bregdetin shqiptar, bukuria e të cilit, megjithëse unik për rajonin, nuk ka tërhequr vëmendjen si një potencial i vërtetë turistik.

Edicioni i 5-t i MJAFT FEST është konceptuar në mënyrë të atillë duke i dhënë më tepër rëndësi dhe përpjekje rritjes se standarteve artisitike dhe teknike.